Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale më të miturën, e pëson 60-vjeçari nga Tirana

Shkruar nga Liberale

Kreu marrëdhënie seksuale më të miturën, e pëson

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Uniformat blu njoftojnë se i arrestuari është shtetasi  K. B., 60 vjeç, i cili u prangos pasi u denoncua  se ka kryer marrëdhënie seksuale me një  të mitur.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme."- njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH