Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Gentian Habazaj

Shkruar nga Liberale
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Gentian Habazaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 31 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, Habazaj dha shpjegime për një depozitë dhe një apartament në përdorim, të krijuara me të ardhurat e prindërve, si dhe për disa çështje profesionale. Ai tha se kishte vërtetuar të kundërtën e barrave të provës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Habazaj e ka filluar karrierën e tij në prokurorinë e Durrësit dhe që nga viti 2010 e ushtron detyrën në prokurorinë e Beratit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH