Aktualitet

KPA, vendim unanim për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri

Shkruar nga Liberale

KPA, vendim unanim për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Manjola

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Manjola Bejleri.

KPK kishte vendosur më parë shkarkimin e Bejlerit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive dhe për mos-justifikimin e tyre.

Vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 78/2021, datë 14.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 460, datë 20.10.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

· Lënien në fuqi të vendimit nr. 460, datë 20.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri.

· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.02.2025.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH