Aktualitet

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Lindita Sinaj

Shkruar nga Liberale
KPA shkarkon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Lindita Sinaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtaren Lindita Sinaj.

Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, rrëzoi ankimin e bërë nga Sinaj kundër vendimit të KPK më datë 8 korrik 2021 kur gjyqtarja u shkarkua nga detyra për fshehje pasurie.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj”-
thuhet në njoftimin e publikuar.

Vendimi i marrë sot nga KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH