Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash, të lërë në fuqi vendimin e konfirmimit në detyrë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Tiranës Valentin Preçi, duke rënë ndesh me qëndrimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, i cili, si palë në procesin e vetting-ut, kishte kërkuar shkarkimin e Preçit.
Sipas vendimit te shkurtuar, rreth të cilit kemi arritur të informohemi, nga trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo anëtarë, Ina Rama dhe Sokol Çomo kane qenë në pakicë duke votuar kundër konfirmimit, ndërsa tri gjyqtaret e tjera kanë votuar pro.
Ky vendim që u shpall live në faqen zyrtare të Kolegjit, mund të konsiderohet së paku i guximshëm për KPA-në e vetting-ut në përgjithësi dhe tre gjyqtaret në shumicë në veçanti, pasi jo vetëm Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që zëvendëson në vetting Komisionerin Publik, pas përfundimit të mandatit të këtij të fundit, por edhe vëzhguesi i ONM-së.
Preçi ishte i konfirmuar në detyrë më 10 janar të vitit 2024 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e rivlerësimit të tij. Bazuar në një rekomandim të ONM-së, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Por sot KPA e rrëzoi ankimimin e Ballhysës, duke e lënë në detyrë Valentin Preçin.