Aktualitet

KPA e përjashtoi 15 vite nga drejtësia, KLP vendos sot për fatin e Alfred Ballës

Shkruar nga Liberale

KPA e përjashtoi 15 vite nga drejtësia, KLP vendos sot për fatin

Këtë të hënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur mbledhjen, ku do të përcaktohet nëse Alfred Balla mund të qëndrojë ose jo në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA që vendosi nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vite, bazuar në procesin e vetting.

Mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa ajo do të mbahet në orën 11:00, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

“U ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023. Ky përfundim mandati është më vendim këshilli. Mandatin e ndërpret vetëm KLP. Në mbledhje sot është përjashtimi i nënkryetarit për votimin. Anëtarët e komisionit të buxhetit janë mbledhur sot sipas kërkesës së kryetarit të Lartë të Prokurorisë.”, u tha në mbledhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH