Aktualitet

Korça zë vendin e parë për të sëmurët kardiakë në rang vendor/ 1 pacient në ditë sëmuret nga zemra

Shkruar nga Liberale

Korça zë vendin e parë për të sëmurët

Rajoni i parë në shkallë vendi në raport me popullsinë për sa i përket problemeve kardiake është Korça. Vitin e kaluar ka pasur 312 raste me infarkte akute, shifër kjo shumë e lartë ndërkohë që mbi 1000 persona kanë kërkuar koronare, të cilat janë kryer në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

“Korça mund t’u them se nga të dhënat e analizës vjetore të vitit të fundit kishim 312 infarkte akute, që në raport me numrin e popullsisë i bie një pacient në ditë, është shumë e lartë. Jemi rajoni i parë në Shqipëri për incidencën e sëmundjeve për koronaret, bëhet fjalë vetëm për infarktet akute jo ata të planifikuarit që janë pesëfish më shumë”, thotë Ilda Lera, mjeke kardiologe.


Shifrat e larta të problemeve me zemrën vijnë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike, lëndëve narkotike, duhanit si dhe mungesës së aktivitetit fizik. Të prekura janë dhe moshat e reja.

“Është pjesa e aktivitetit fizik, pasiviteti, teknologjia ka sjellë mungesën e aktivitetit, përdorimi makinave, kequshqyerja, shtimi i lëndëve narkotike, përdorimi i alkoolit, duhani pa kriter të gjitha këto kanë ndikuar. Pa diskutim, kemi 30-vjeçarë që kanë bërë nga dy tre bajpase”, tregon mjekja.

Gjatë kohëve të fundit ka pasur raste të vdekjes akute, kryesisht në ambiente publike dhe rrugë, përfshi dhe moshat e reja. Rasti i fundit është regjistruar vetëm dy ditë më parë ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak në hyrje të pallatit të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH