Aktualitet

Koordionatori për antikorrupsionin global takohet me Dumanin në zyrat e SPAK! Zbulohet se për çfarë u diskutua

Shkruar nga Liberale

Koordionatori për antikorrupsionin global takohet me Dumanin në zyrat

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew gjate takimit me kreun e SPAK, ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi.

Koordionatori për antikorrupsionin global takohet me Dumanin në zyrat

“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan ambasada e SHBA në një reagim në Facebook.

Koordionatori për antikorrupsionin global takohet me Dumanin në zyrat

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH