Mazhoranca ka propozuar 11 majin si datën e zgjedhjeve 2025.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj po vijon sot takimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 10:30.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzojë konsultimet.
Takimi me përfaqësuesit e PS-së është në orën 11:30 dhe më pas Presidenti Begaj pritet të presë në zyrë edhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë se më 21 nëntor presidenti i Republikës pati takim me Partinë e Lirisë. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS. Kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare, që kërkuan zgjedhje më 4 maj.