Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur në Kuvend me pranga në duar. Rrapaj do të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit.
Burimet sigurojnë pamjet ku Rrapaj shihet i shoqëruar nga forcat policore ku do të dalë për pak minuta përpara komisionit.
Biznesmeni ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.
Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.