Aktualitet

Kokaina në portin e Durrësit/ Gjykata lë në burg dy kushërinjtë, pakot kishin destinacion Anglinë, i priste...

Shkruar nga Liberale

Kokaina në portin e Durrësit/ Gjykata lë në burg dy

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kushërinjtë, të cilët u arrestuan, pasi u kapën me 7.3 kilogramë kokainë pak ditë më parë në portin e Durrësit. 

Arjan Doci dhe Mentor Çuni u vunë në pranga, pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako kokainë, me peshë 7.3 kg.

Sipas hetimeve paraprake, sasia e lëndës narkotike kishte si destinacion Anglinë. Kompania “Bledi Trans” së cilës i përket furgoni ku u gjet kokaina është në pronësi të Fatbardh Çunit, emigrant prej 11 vitesh në Angli.

Mentor Çuni, vëlla i Fatbardhit, ai ka pranuar që ka marrë porosinë e drogës, nga një person të cilit ia ka dhënë dy ditë para nisjes furgonin dhe ndërhyrjen në të e ka bërë ai.

Pakot e kokainës u gjetën më 24 Maj, të fshehura në një vend të fshehtë poshtë sediljes së shoferit gjatë kontrollit me skaner në portin e Durrësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH