Aktualitet

Kohë me diell dhe me temperatura të larta, si do jetë MOTI këtë të premte

Shkruar nga Liberale

Kohë me diell dhe me temperatura të larta, si do jetë MOTI

Vendi ynë sot do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi, deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH