Aktualitet

"Kështu ma dha truri"/ Ky është 34-vjeçari që mbante "të burgosur" gruan (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"Kështu ma dha truri"/ Ky është 34-vjeçari

Personi në foto është Asqeri Mandri, 34 vjeçari që u arrestua sot nga Policia e Tiranës, pasi prej muajsh dhunonte e mbante mbyllur në shtëpi gruan e tij.

Burime për mediet bëjnë me dije se i riu kishte 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania e prej atëherë ai kishte vendosur kamera në ambientet e banesës në Kodër Institut.

Në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë. Mësohet se pasi u kthye nga jashtë, ai ngeli papunë dhe kjo gjë e shtyu të pengonte dhe bashkëshorten të punonte.

Ajo ka deklaruar para policisë se nuk ka shkuar 2 javë në punë prej xhelozisë, por është rikthyer.

Kur u pyet pse e monitoronte gruan, 34 vjeçari është shprehur: “kështu ma dha truri”.

Ndërkohë bashkëshortja ka deklaruar para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania ai ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë, të cilët bashkë me nënën kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH