Aktualitet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Olsi Dadon prokurorin e ri të SPAK

Shkruar nga Liberale

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron Olsi Dadon prokurorin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar në detyrë prokurorin e 18-të. Bëhet fjalë për Ols Dadon, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK.

Kandidaturat e tjera, prokurorët Anita Jella dhe Ndini Tavani, do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.

Ols Dado ka punuar në sektorin privat dhe si noter, përpara se të emërohej prokuror në Prokurorinë e Pogradecit në vitin 2008.

Në vitin 2010 ai u transferua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa prej vitit 2020 u komandua në Prokurorinë e Përgjithshme si ndihmës magjistrat, transferim që u ndërpre më 6 mars, për të filluar një komandim të ri në SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH