Aktualitet

Kërkime edhe gjatë natës/ Tragjedia në Shkodër, reagon ministri Balla

Shkruar nga Liberale

Kërkime edhe gjatë natës/ Tragjedia në Shkodër, reagon

Ngjarja tronditi mbarë opinonin publik. Pavarësisht kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s, pas gjetjes së vajzës së madhe nuk janë gjetur ende trupat e nënës dhe dy fëmijëve të saj të cilët dyshohet se janë mbytur në lumin Buna.

Kërkimeve u janë bashkuar edhe banorët e zonës dhe peshkatarët por rezultat. Ato janë ndërprerë në mbrëmje nga polumbarët e RENEA-s për të rinisur nesër.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se pavarësisht errësirës për shkak të orëve të mbrëmjes kërkimet nuk do të ndërpriten. Drejtoria e Shkodrës ka angazhuar banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave. Nga drejtoria do t’i vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke i pajisur edhe me prozhektor të mëdhenj duke shpresuar në gjetjen e trupave të pajetë.

Edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar përngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se një nënë me tre fëmijët e mitur është mbytur në lumin Buna.

Balla shkruan se Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna.

“Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, na ka tronditur të gjithëve. Njësia e specializuar e RENEA dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna.

Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve.

Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shprehet Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH