Aktualitet

Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Kërcet arma në Shkodër, një i plagosur (EMRI)


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Raportohet për një person i cili ka mbetur i plagosur.

I plagosur ka mbetur shtetasi Jaser Osmani, për arsye ende të pazbardhura.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Shkak i ngjarjes mësohet të jetë një konflikt i çastit, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur  në kofshë  me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”, njofton policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH