Aktualitet

Keni plane për fundjavë? Temperaturat kapin vlerat maksimale, por çfarë ndodh të dielën?

Shkruar nga Liberale

Keni plane për fundjavë? Temperaturat kapin vlerat maksimale, por

Kjo fundjavë pritet të jetë me temperatura të larta. Meteorologu Hakil Osmani tha se të shtunën, temperaturat do të jenë rreth vlerës 40 gradë në rang vendi, por e diela do të sjellë një ulje në 38 gradë.

“Dita e shtunë sjell një rritje të temperaturave të ajrit, e lehtë në orët e para të mëngjesit por rënie në orët e mesditës, duke bërë që maksimumet në rang territori të zbresin rreth vlerës 40 gradë celcius. Zonat jugore mbeten me temperaturat më të larta. Sa i përket kushteve të motit, do të jetë i qëndrueshëm gjatë paradites, diell dhe kalime të lehta vranësirash.

Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme gjatë orëve të pasdites, duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu përgjatë shtrirjes lindore. Të dielën, do të kemi një tjetër rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen rreth 10 gradë në qytete si Erseka, Peshkopia apo Puka ndërsa në mesditë do të kemi maksimume rreth vlerës 38 gradë celcius. Do të jetë mot i qëndrueshëm, intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash.“, tha ai.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut po ashtu do të kenë rënie temperaturash. Në Kosovë pritet që të ketë vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH