Aktualitet

KAS vendos: KUTITË e fletëve të votimit të qarkut Tiranë do të rinumërohen!

Shkruar nga Liberale

KAS vendos: KUTITË e fletëve të votimit të qarkut

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që kutitë e qarkut të Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit 2025, do të rinumërohen dhe do të rivlerësohen.

Në mbledhjen e sotme të KAS, u tha se me kërkesë të dy anëtarëve të komisionit është vendosur hapja e kutive për Tiranës. Ky vendimi erdhi pas kërkesës së opozitës.

“Me Shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për kqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.

Gjithashtu, bazuar në nenin 136, pika 3 e Kodit Zgjedhor, anëtarët z. Elvis Çefa dhe z. Ledio Braho kërkuan që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë. Duke marrë në konsideratë që ky proces kërkon kohë për përgatitjen e logjistikës, fillimi i këtij procesi do të njoftohet në një moment të dytë”, njofton zyrtarisht KAS.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH