Aktualitet

KAS merr vendimin: Do të rinumërohen VOTAT në qarkun e Fierit!

Shkruar nga Liberale

KAS merr vendimin: Do të rinumërohen VOTAT në qarkun e Fierit!

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të hapen kutitë e votimit për të gjithë qarkun e Fierit.

Me vendim të dy anëtareve të këtij organi, Ledio Braho dhe Elvis Çefa,u caktua të hapen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit për subjektet politike dhe për kandidatët.


“Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të kqyri të gjitha kutitë e votimit për qarkun Fier për subjektet politike dhe kandidatët për votat brenda vendIt”, thekson KAS.

Kujtojmë se më herët KAS ka marrë të njëjtin vendim edhe për qarkun e Tiranës. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH