Aktualitet

Karamuço: Telegramit i jemi drejtuar me prokurori e gjykatë për gjurmët e hakerave, por…

Shkruar nga Liberale

Karamuço: Telegramit i jemi drejtuar me prokurori e gjykatë për

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “Real Story” se i janë drejtuar rrjetit social Telegram me prokuri dhe gjykatë, por nuk është bërë asgjë, pasi nuk kanë sjellë asnjë nga dokumentet që mund t’i çonin tek autorët.

Sakaq, ai ka theksuar se prindërit duhen edukuar, pasi fëmijët nuk mudn të lihen në dhomën tjetër me telefon në dorë.

“Me Telegramin kemi linja pedofilie shqiptare. Nuk është bërë asgjë. Mua më vjen shumë mirë që ata erdhën të parët dhe menjëherë reaguan. Ne kemi kërkuar zyrtarisht, por kompanitë e tjera nuk kanë ardhur. I kemi kërkuar me prokurori dhe gjykatë, Telegramit dhe nuk na i kanë sjellë shumë nga dokumentet që mund të vërtetonin gjurmët digjitale, që janë drejt autorëve. Na kanë krijuar një dëm të jashtëzakonshëm. Por ndërkohë, na kanë shkaktuar dhe një fenomen tjetër që ne nuk e kemi vënë re dhe më vjen mirë që perimetri fizik i shkollave është vënë me këta shpërndarësit e drograve. Perimetrin virtual tani po e bën Suedia. Ne duhet të edukojmë prindërit, ai që thotë e kam fëmijën nga dhoma tjetër dhe po lexon, ndërkohë, ai po rri në TikTok, zëre se e ka në rrugë në mes të papriturat që mund të ndodhin”, u shpreh Karamuço.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH