Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës bën deklaratën e fortë: Pritet arrestimi i një personi shumë të rëndësishëm këtë javë!

Shkruar nga Liberale

Eksperti i kriminalistikës bën deklaratën e fortë: Pritet

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme se gjatë kësaj javë mund të kemi një arrestim të rëndësishëm.

Në një intervistë televizive, Karamuço deklaroi se ditën e martë pritet të ndodhë arrestim i një personaliteti të njohur për shqiptarët.

“Arrestime të mëdha gjithmonë ndodhin në fundjavë. Do të shohim shumë politikanë që do hyjnë e dalin në politikë, por edhe arrestime do të ketë. Pritet për një arrestim të martën. E marta është limiti 5 ditor. Të gjithë kanë lënë pushimet dhe janë në pritje. Gjithsesi është në dorë të gjyqtarit. O ka arrestim të martën, o nuk ka. Unë kam besim te SPAK. Arian Curri thotë ‘duhet të jetë fundjavë, nuk duhet të ketë lajm tjetër, e trata është që i madhi të jetë jashtë’, këto duhet të ndodhin në mënyrë që ngjarja të marrë vëmendja.”-, u shpreh Karamuço.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH