Aktualitet

Karamuco zbulon kush e dërgoi alarmin për bombë në shkollë: Dosja i është referuar SPAK-ut për ta ndjekur për akte terroriste

Shkruar nga Liberale

Karamuco zbulon kush e dërgoi alarmin për bombë në

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në Top Story zbuloi detaje nga rasti i pak ditëve më parë, ku një alarm i rremë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, pasi disa shkolla të vendit u kërcënuan se do të sulmoheshin me bombë.

Sipas Karamuços e-mail ka ardhur nga person me origjinë ruse, por me vendbanim në Serbi, ndërsa tregon se dosja i është referuar SPAK-ut.

“E mbani mend për mesazhin në shkolla, kanë bërë veprime Policia e Shtetit, antiterrori dhe SHISH dhe ka rezultuar se personi që e ka bërë është rus që ndodhet në Serbi. Këtë veprim e ka bërë edhe me Malin e Zi dhe Kosovën. Dosja i është referuar SPAK për ta ndjekur për akte terroriste, ka qenë alarm nga dikush. Është i identifikuar, por mbahet sekret emri dhe mbiemri”, tha eksperti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH