Aktualitet

Kapet në Durrës 26-vjeçari i akuzuar për trafik droge nga autoritetet italiane

Shkruar nga Liberale

Kapet në Durrës 26-vjeçari i akuzuar për trafik droge nga

Është arrestuar në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimi një 26-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet se ka tregtuar dhe ka shitur në territorin italian sasi të ndryshme të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi.

“Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja”.

Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në  Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K., 26 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH