Aktualitet

Zbulohen 7 pako kokainë në portin e Durrësit, ishin fshehur brenda një furgoni me targa angleze, në pranga 2 persona (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Zbulohen 7 pako kokainë në portin e Durrësit, ishin fshehur

Një sasi lënde narkotike e dyshuar, kokainë është kapur sot në portin e Durrësit.

Policia bën me dije se lënda narkotike, e ndarë në pako, ishte e fshehur nën sediljen e furgonit të linjës “B.Travel”.

Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar drejtuesi i mjetit,  si dhe janë arrestuar dy persona Arjan Doçi, 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç ndërkohë që po vjojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se furgoni bënte linjën Shqipëri-Itali-Angli.

Policia kufitare ka ushtruar kontroll në furgonin e mallrave me targa angleze pas dyshimeve për sende të paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se brenda mjetit ishin fshehur 7 pako kokainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH