Aktualitet

Dëborë, shi dhe ngrica! KAOS në aksin Pogradec-Qafë Thanë, reshjet paralizojnë zonat lindore. Përmbytje në Vlorë!

Shkruar nga Liberale

Dëborë, shi dhe ngrica! KAOS në aksin Pogradec-Qafë

Reshjet intensive të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, kryesisht në aksin Përrenjas-Qafë Thanë dhe akset në verlindje.

Drejtuesit po përballen me vështirësi në lëvizje, madje edhe me goma dimërore është thuajse e pamundur qarkullimi.

Në këtë aks janë krijuar radhë të gjata automjetesh ndërsa shoferët kanë ndaluar qarkullimin për shkak të rrezikut për dalje nga rruga.

gjithë aksi rrugor mbetet nën pushtetin e dëborës dhe erës së fortë, ndërsa temperaturat e ulëta deri në -3°C kanë krijuar shtresa akulli, duke e bërë lëvizjen akoma më të rrezikshme.

Rreth 90% e mjeteve nuk janë pajisur me zinxhirë, duke shtuar vështirësitë dhe rrezikun në rrugë. Reshjet dhe era vijojnë ende, duke paralajmëruar një natë të gjatë dhe të vështirë për drejtuesit e mjeteve.

Bllokime të herë pas hershme vijonë edhe në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi ,Bulqizë-Tiranë për shkak të reshjeve dhe stuhisë së fortë.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytet ka arritur 30 centimetra, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 40 centimetra deri në 70 centimetra në zonat e thella!

Dëborë, shi dhe ngrica! KAOS në aksin Pogradec-Qafë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa nga rrugët kryesore në qytetin e Vlorës janë përmbytur.

Rreshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të pasdites kanë shkaktuar probleme me praninë e ujit në disa akse rrugore si zona Albano & Romina, rruga pranë Universitetit, rruga pranë Bibliotekës dhe rruga e Unazës.

Kjo situatë po vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Gjithashtu është shkaktuar bllokim në trafik duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet apelojnë për shmangien e udhëtimeve të panevojshme dhe pajisjen me mjete të përshtatshme për kushtet dimërore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH