Policia ka parandaluar një ngjarje krimi në Lushnjë. Një 44-vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë bashkëshorten e tij me armë zjarri.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në prani të fëmijës së mitur të çiftit, por fatmirësisht ngjarja është parandaluar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:
-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë”, njofton policia.