Aktualitet

Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi efektivët, në pranga 36-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi efektivët, në

Një 36-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka kanosur një infermier në QSUT dhe ka kundërshtuar efektivët e Policisë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se personi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A.M.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një infermier, te Urgjenca e QSUT-së, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pë veprime të mëtejshme hetimore''.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH