Aktualitet

"Kam ëndërruar të bëhem nënë", rrëfehet motër Mira: E kam menduar dhe kur isha murgeshë

Shkruar nga Liberale
"Kam ëndërruar të  bëhem nënë",

Motër Mira, murgeshë në Sukth, ka rrëfyer se kur ka qenë e re, ka ëndërruar të bëhet nënë, madje ka dashur tē ketë 4 fëmijë.

Ajo tregon  për “Real People” në Euronews Albania se këtë ndjesi e ka përjetuar edhe gjatë kohës që ka qenë murgeshë, se i pëlqejnë shumë fëmijët.

Një ndjesi kjo, që jo kushdo nga murgeshat guxon të shprehet hapur. Gjithsesi, motër Mira shprehet se nënë mund të jesh në forma të ndryshme, dhe puna e saj me fëmijët e shkollave apo të kopshteve, ja ka plotësuar asaj atë çka i mungon.

"Kam pasur momente që e kam menduar edhe kur kam qenë murgeshë, sikur të isha martuar me një person apo me një tjetër, në momente reflektimi në jetë. Por momentet e reflektimit të bëjnë të futesh më thellë për të kërkuar motivin. Unë kam pasur planin të bëja katër fëmijë, dy vajza e dy djem.

Gjithmonë kam pasur planin që nuk doja një djalë të pasur por ti ndërtonin gjërat së bashku, vetëm të kishim harmoni. Këto plane u rrëzuan por nuk më kanë krijuar trishtim. Kam pasur momente që kam ndier, sikur ta kisha një fëmijë."-ka treguar motër Mira.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH