Profesorët e universitetit shtetëror në Shkodër dyshohet se kanë marrë para në këmbim të vendosjes nota kaluese dy studenteve që kishin ngelur në dy lëndë semestrale.
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universietin Luigj Gurakuqi në Shkodër, Gasper Kokaj dhe dy pedagoget, Senada Reçi dhe Luljeta Zefi janë marrë të pandehur pasi akuzohen për korrupsion pasiv
Gjithashtu të pandehur për këtë çështje janë marrë edhe Lek Toni dhe Pëllumb Ndreca, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv kryer në bashkëpunim.
Ndreca dhe Toni, rezultojnë të jenë prindërit e dy studenteve ngelëse dhe ishin të interesuara për të kaluar provimin.
Kjo dosje penale që mban Nr. 546 është regjistruar fillimisht në SPAK, por pas vendimin të mos kompetencës të marrë nga prokurori Ened Nakuçi, çështja i kaloi në vitin 2023 për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.