Aktualitet

"Ka një BOMBË në shkollë"/ Mesazhi kërcënues që "ngriti në këmbë" policinë e Tiranës, kryen kontrolle urgjente

Shkruar nga Liberale

"Ka një BOMBË në shkollë"/ Mesazhi

Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit, ka ngritur në këmbë policinë, ku paralajmërohen sulme me bomba në shkolla të Tiranës.

Pa specifikuar emra konkret shkolle, duket se një grup radikal ekstremist, ku përmendet emri ‘Allah’, tenton të përhapë panik, duke paralajmëruar se ‘gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla’, apo merr rastin e sulmit në Nicë të Francës.

Pas këtij e-maili policia ka kryer menjëherë kontrolle dhe nuk është konstatuar asgjë, pra alarmi ka rezultuar të jetë fals.

Deri më tani dyshohet se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik, ndërkohë grupi i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen dhe identitetin e personit që ka dërguar e-mail e dyshimtë. 

"Ka një BOMBË në shkollë"/ Mesazhi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH