Aktualitet

"Ka lënë dy vajza dhe një djalë!"/ Motra e Flutura Bashës tregon detaje nga ngjarja tragjike: Fati i keq! Po shkonte me burrin tek tokat

Shkruar nga Liberale

"Ka lënë dy vajza dhe një djalë!"/ Motra e Flutura

Motra e Flutura Bashkës, gruas e cila mbeti viktimë e pafajshme e atentatit në Shkodër, ka folur sot për tragjedinë që e preku familjen e saj.

Ajo tha në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, se Flutura dhe bashkëshorti i saj, Bashkimi, ishin duke shkuar te toka e tyre kur ndodhi ngjarja e rëndë.

“Fati i saj i keq, në momente të keq,” tha ajo, duke theksuar se gjendja e Bashkim Bashës është e rëndë dhe ai është akoma në rrezik për jetën.

Ajo përshkroi çfarë ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç, ku një automjet “Mercedes” i preu rrugën dhe filloi të qëllonte me breshëri kallashnikovi. Viktimat e tjera përfshinin Hamza Licin, që vdiq në vendngjarje, dhe Arlind Bushatin, i cili humbi jetën në spital. Flutura Basha ishte një kalimtare e rastit, duke udhëtuar me motorin e saj me Bashkim Basha, i cili tani është plagosur rëndë.

Mes të tjerash motra e Fluturës shprehu ndjenjën e papërshkrueshme të humbjes dhe pasojat që kjo ngjarje ka lënë pas, përfshirë dy vajzat dhe një djalë të Fluturës, që tani përballen me një të ardhme pa nënën e tyre dhe babanë në spital.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH