Aktualitet

Jamarbër Malltezi Kërkoi heqjen e “arrestit në shtëpi”, Apeli i GJKKO merr vendimin për dhëndrin e Berishës

Shkruar nga Liberale
Jamarbër Malltezi Kërkoi heqjen e “arrestit në

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka marrë sot vendimin, duke rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke e lënë atë në fuqi.

Ky vendim u shpall në seancën e kësaj të premteje në orën 10:30 nga gjyqtari i çështjes, Engert Pëllumbi.

Më 3 janar, gjykata e shkallë së parë kishte caktuar masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, ndërsa të dy, Malltezi dhe Berisha, janë të pandehur në dosjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë duke liruar nga qelia dhëndrin e Sali Berishës.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha u la i lirë më 27 nëntor, pas 333 ditësh izolimi në banesë, ndërsa për Jamarbër Malltezin, masa e sigurisë mbetet ende në fuqi.

Ish kryeministri Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH