Aktualitet

Çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë Monika Kryemadhi

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi është një nga politikanet që ka qenë në qendër të vëmendjes për ndryshimet në fytyrën e saj.

Edhe pse Kryemadhi nuk e ka pranuar asnjëherë që ka kryer ndërhyrje estetike apo kirurgjikale.

Mjekja estetiste, Elda Xhafa, e ftuar në Vizion Plus, tha se rasti i Kryemadhit është një nga rastet më të dukshme.

"Monika Kryemadhi ka ndryshime rrënjësore. Qoftë ndërhyre kirurgjikale, ndërhyrje estetike të të gjitha formave. Nga një vetull e rënë ka një kënd shumë të bukur të vetullave.

Pjesa e gushës së dyfishtë. Nëse bie në peshë është e vërtetë që bie dhe ajo pjesa e depozitimit të masës dhjamore që ndodhet në pjesën e nëngushës, por aty bëhet një lloj rënie, varie dhe duhet të bëhet një lloj tendosjeje. Hunda, buzët gjithashtu.

Është një ndër rastet më të dukshme. E respektoj pjesën që nuk do të shfaqet dhe të pranojë që ka bërë ndërhyrje. Por në momentin kur ti e pyet dhe thotë “jam si më ka bërë nëna”. Nëna dhe dora e mjekut estetist janë shumë të ndryshme", tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH