Aktualitet

"Jam kërcënuar me jetë unë dhe familja", gjyqtarja e Tiranës kërkon mbrojtje, i çon letër KLGJ-së

Shkruar nga Liberale

"Jam kërcënuar me jetë unë dhe familja", gjyqtarja

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi ka kërkuar mbrojtje nga KLGJ, pasi se ka marrë një letër kërcënuese.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka përcjellë kërkesën tek komisioni për shqyrtim. Sipas Këlliçit letra përmban të dhëna kërcënuese për të dhe familjen.

“Sot me date 20 janar 2024 me ka ardhur një letër cenuese qe me aq sa mund te deshifroj përmban kërcenim për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund te atestoj ne asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo për çdo eventualitet unë kërkoj mbrojtje te posaçme për aq sa ju e shihni te nevojshme”- thuhet ne letrën e gjyqtares Këlliçi.

"Jam kërcënuar me jetë unë dhe familja", gjyqtarja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH