Aktualitet

"Jam bërë për të vrarë veten", lihet në burg Xhemal Loka, zbulon telefonatën anonime kur ishte në Greqi

Shkruar nga Liberale

"Jam bërë për të vrarë veten", lihet në

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Xhemal Lokën, bashkëshortin e 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës në banesën e tyre, pasi piu fotoksinë rreth një javë më parë. 

Ai ka pohuar sërish se ka pasur zënka në çift si çdo familje, por jo deri në pika ekstreme. 45-vjeçari kërkoi një masë të butë ndaj tij, me argumentin se ka 4 fëmijë në ngarkim.

‘Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vehte.

Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë me vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim.’- ka deklaruar Xhemal Loka para gjykatës. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH