Aktualitet

Iu vu tritoli në zyrë/ Zbardhet dëshmia e noterit në Lezhë: Nuk kam konflikte me askënd!

Shkruar nga Liberale

Iu vu tritoli në zyrë/ Zbardhet dëshmia e noterit në

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një sasi https://liberale.al/shqiperi/aktualitet/shperthim-me-tritol-ne-zyren-e-noterit-fran-gjoni-ne-lezhe-v-i122613 iu vendos zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni në Lezhë.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, ku pati vetëm dëme materiale. Gazetari Gjergj Figuri raportoi pak më herët se në deklaratën e parë që ka dhënë noteri, ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri.

“Ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me individë të tjerë. Nuk ka pasur indicie të personave që mund t’i kenë shfaqur ndonjë problematikë në lidhje me profesionin e tij apo aktet noteriale që mund të ketë kryer”, ka raportuar gazetari Figuri. 

Theksojmë se Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH