Aktualitet

“Ishin të armatosur”/ Flet motra e të dhunuarve pas sherrit në Sarandë: Erdhën në mesnatë…

Shkruar nga Liberale

“Ishin të armatosur”/ Flet motra e të dhunuarve pas

Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër, ndërsa pala e dëmtuar ishin vëllezërit Nexhipi.

Në lidhje me këtë sherr masiv e të pazakontë, ka folur për mediat motra e vëllezërve Nexhipi. Ajo tregon se sherri ka filluar pas një konflikti për një makinë të marrë me qira, që sipas saj, dhunuesit nuk kanë pranuar ta japin.

Motra e vëllezërve Nexhipi tregon se vëllezërit policë kanë ardhur në mes të natës, të armatosur me shkopa bejzbolli. Ajo thotë se jashtë banesës në momentin e konfliktit kanë qenë më shumë se 20 persona.

Motra e dy vëllezërve të dëmtuar kërkon që drejtësia të vendoset në vend. Sipas saj, ka përpjekje që ngjarja të manipulohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH