Aktualitet

Ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, aksidentohet autobusi me pensionistë nga Kosova

Shkruar nga Liberale

Ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, aksidentohet autobusi me pensionistë

Një autobus i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël të martën në mëngjes.

Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës. Tre të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë. Agjencia tha se ata ishin nisur drejt bregdetit të Shqipërisë.

“Njoftohen te gjithe familjaret e pensionisteve te Kaçanikut të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirpo falë zotit të gjithë pasagjerët janë mire dhe nuk kanë lëndime serioze ndërsa pasagjerët janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar”, tha kompania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH