Aktualitet

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra uron shqiptarët për fiter Bajram! Fton besimtarët të bëjnë ‘sadaka’

Shkruar nga Liberale

Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra uron shqiptarët për fiter

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festa më e rëndësishme e këtij komuniteti, ose siç njihet ndryshe edhe Bajrami i Madh.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, u shpreh se muaji i Ramazanit ishte përbashkues.

Mes tjerash ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të bëjnë sadaka në mënyrë që të gjithë të hanë drekën e Bajramit.

“Ramazani është përbashkues. Në harkun e 30 ditëve bashkohen me agjërimin. Është një adhurim unifikues, gjithëpërfshirës. Ramazani është një lajmotiv shumë i madh për besimtarët myslimanë. Ajo që shoqëron atmosferën e sotme, vijon me drekën dhe darkën e Bajramit. Të gjithë bashkohen për të ndarë gëzimin dhe harenë e kësaj dite me njerëzit e zemrës, po pa harruar që duhet të bëjnë sadaka, në mënyrë që të gjithë të hanë drekën e Bajramit”-tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH