Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza

Shkruar nga Liberale

Ish-ministri i Shëndetësisë në SPAK, i komunikohet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne.

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen dhe mësohet se i është komunikuar akuza shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës në daljet e tij mediatike, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH