Aktualitet

Ish-ministri i drejtësisë Nasip Naço paraqitet në SPAK

Shkruar nga Liberale

Ish-ministri i drejtësisë Nasip Naço paraqitet në SPAK

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja përse është thirrur në SPAK deputeti socialist.

Nasip Naço ka qenë ministër Drejtësie në qeverinë Rama-Meta, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën e prokurorit.

Para zgjedhjeve të fundit parlamentare, Nasip Naço u distancua nga LSI dhe kandidoi për deputetet nën siglën e Partisë Socialiste në Berat, duke arritur të fitojë edhe mandatin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH