Aktualitet

Irani lëshon dhjetëra raketa, flet shqiptarja që jeton në Izrael: E tmerrshme, jemi të izoluar prej orësh!

Shkruar nga Liberale

Irani lëshon dhjetëra raketa, flet shqiptarja që jeton në
Irani lëshoi ​​dhjetëra raketa drejt Izraelit të martën në atë që tha se ishte një përgjigje ndaj vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe të tjerëve.

Ekipet e CNN në terren në vende të shumta anembanë Izraelit kanë vëzhguar dhjetëra raketa që fluturojnë mbi tokën izraelite. Disa janë kapur nga mbrojtja ajrore e Izraelit, megjithëse nuk është e qartë se sa. Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin, sipas një deklarate nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite tha se vlerësimi i saj fillestar ishte se Irani qëlloi 180 "predha" në territorin e saj. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kundëradmirali Daniel Hagari tha se nuk pati të lënduar pas sulmit, duke shtuar se kjo nuk ishte hera e parë që Izraeli përballej me një kërcënim nga Irani. "Ne jemi gati për ta," tha ai.

Një situatë të vështirë dhe të frikshme e ka konsideruar Jeta Gashi, shqiptarja që jeton në Izrael, gjendjen e krijuar si pasojë e sulmeve me raketa nga Irani. Në një lidhje me RTSH24 ajo tregon për se kane qëndruar në dhomën e sigurimit për rreth dy orë.

“Ka dy orë që jemi në një sulm të tmerrshëm të Iranit që kanë gjuajtur pa pushim rreth 200 raketa. Të gjitha zonat e Izraelit janë prekur. Kemi qëndruar mbyllur në dhomën e sigurimit. Ishte e tmerrshme. Situatë shumë e vështirë dhe e frikshme. Na kanë njoftuar që duhet të jemi gjithmonë afër zonës së sigurimit”, u shpreh ajo.

Izraeli u përgjigj në mbrëmje duke paralajmëruar se do t’i përgjigjet këtij sulmi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH