Aktualitet

Interpol në kërkim të turku/ Vrau një shqiptar në Gjermani dhe ka rrëmbyer një tjetër në Belgjikë

Shkruar nga Liberale

Interpol në kërkim të turku/ Vrau një shqiptar në

Gjermania, së bashku me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, janë në kërkim të vrasësit 30-vjeçar me “armë të artë”, Ferhat K. Ai është quajtur kështu pasi përdor një pistoletë ari. Besohet se Ferhat K., i cili dyshohet se ishte vrasës i bandave të drogës dhe qëlloi viktimat e tij në kokë dhe penis, është arratisur në Turqi . Policia, duke hetuar vrasjen e të riut shqiptar

Alonso Hysneli alias Reols Hysneli 27 vjec, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë, është vënë në ndjekje të Ferhat K. si i dyshuari kryesor. Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar pranë qytetit Uetersen. Thuhet se Ferhat K. ka qenë i përfshirë në sulme të armatosura në komunitetin e drogës në 10 vitet e fundit.


Mësohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.

Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në penis. Ferhat K., të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai iku në Turqi përpara vendimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH