Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon dosjen në gjyq! Mes 12 të pandehurve edhe ish-ministri Lefter Koka

Shkruar nga Liberale

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen me 12 të pandehur për inceneratorin e Tiranës, mes tyre ish-ministri Lefter Koka.

GJKKO thote se së bashku me vendimin për dërgimin e çështjes ne gjyq dhe aktet e fashikullit të gjykimit, i dërgohen gjykatës së themelit edhe kërkesat e të pandehurve  Lefter Koka,  Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha,  Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj, për gjykim të shkurtuar, paraqitur në seancë paraprake nga të pandehurit dhe/ose mbrojtësit e tyre me akt të posaçëm përfaqësimi.

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 31.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Silena Tola dhe Jetmir Llapaj”.

2.1 Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.2 Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.3 Erjon Murataj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.4 Taulant Tusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.5 Namik Simixhiu, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.6 Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 248 në lidhje me nenin 25 dhe 323 pg 1 të Kodit Penal.

2.7 Valbona Ballgjini, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.8 Sidita Kopliku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.9 Bledar Karoli, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.10 Alba Thoma, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.11 Silena Tola, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.12 Jetmir Llapaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH