Aktualitet

Ilir Meta zyrtarizon divorcin: Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime!

Shkruar nga Liberale

Ilir Meta zyrtarizon divorcin: Monika Kryemadhi është

Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi.
Meta foli për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv, ku tha se është në proces divorci me Kryemadhin.

Meta deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besar Ilir Metën.

Znj.Monika Kryemadhi është tashme ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. Kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje” - deklaroi Ilir Meta. Kjo lëvizje e ish-presidentit vjen në një moment kur SPAK po heton pasurinë e familjes Meta.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH