Aktualitet

Ilir Beqaj del sot para GJKKO, ish-ministri dhe dy bashkëpunëtorët do njihen me masën e sigurisë

Shkruar nga Liberale

Ilir Beqaj del sot para GJKKO, ish-ministri dhe dy

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij të cilët u arrestuan një ditë më parë për shpërdorim të fondeve të BE-së, do të dalin sot para GJKKO.

Mësohet se seanca pritet që të nisë në orën 09:30 minuta, ku të arrestuarit do të njihen me masën e sigurisë.

Ndërsa 4 të tjerë janë në hetim nën masat e sigurisë "detyrim me paraqitje" dhe 2 me "arrest shtëpie."

Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi.

Beqaj akuzohet dhe për korrupsion, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e një restoranti në Tiranë dhe të një automjeti.

Ish-ministri Beqaj akuzohet për keqpërdorim të fondeve të SASPAC kur ai ishte në krye të kësaj drejtorie. Për këtë çështje më herët janë kryer kontrolle edhe në disa biznese e restorante në kryeqytet, si Gzona, një restorant i dyshuar në pronësi indirekte të Beqajt.

Prokurorët e SPAK dyshojnë se pas artit të kuzhinës, restoranti fsheh një skemë korruptive me fatura fiktive për të keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

Duke prerë fatura fiktive për darka dhe evente të paqena, dyshohet se ish-ministri abuzonte duke përvetësuar fondet e BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH