Aktualitet

Ikën vera e parakohshme! Moti i ftohtë dhe me shi, rënie e papritur e temperaturave. Ja si pritet të jetë kjo javë?

Shkruar nga Liberale

Ikën vera e parakohshme! Moti i ftohtë dhe me shi, rënie e

Verës së parakohshme i vjen fundi.

Masa të ftohta ajrore nga pjesa veriore e Europës do të dominojnë rajonin tonë gjatë javës dhe do të ulin ndjeshëm temperaturat.

Në mesin e javës së ardhshme do të ketë ndryshim të menjëhershëm me kthim të ajrit të ftohtë, pak borë në zonat malore dhe temperatura edhe nën mesataren e stinës.

Ditën e martë më 16 prill një front i ftohtë do të arrijë në zonat alpine dhe në ditët në vijim, duke lëvizur në drejtim të jugut, çka do të shkaktojë rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjitha rajonin.

Në mënyrë të detajuar, do të jenë ditë të karakterizuara me reshje shiu dhe stuhi të mundshme.
Temperaturat do të nisin rënie sidomos në vlerat maksimale.

Të mërkurën e datës 17 prill, ajri i ftohtë do të vijojë të avancojë drejt rajoneve jugore, në rajonet e anës së Adriatikut dhe do të shoqërohet me reshje të izoluara në jug. Temperaturat në rënie kudo, madje edhe dukshëm.

Në mesjavë do të ketë mot të freskët dhe episode të tjera paqëndrueshmërie në zona të ndryshme.

Edhe pjesa e dytë e javës do të karakterizohet ndoshta me rryma veriperëndimore dhe klimë mjaft të freskët me kushte më të theksuara jostabiliteti në rajonet qendrore-jugore. 
Përgatiti: Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH