Aktualitet

I veshur me jelek antiplumb, mbërrin në gjykatë Azgan Mernica, shoqërohet nga forca të shumta policie

Shkruar nga Liberale

I veshur me jelek antiplumb, mbërrin në gjykatë Azgan Mernica,

Me masa të rrepta sigurie dhe i veshur me jelek antiplumb, Azgan Mërnica, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, pasi akuzohet për vrasjen e policit të forcave "Shqiponja", Novruz Cenaliaj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në fshatin Baltëz. Sipas informacioneve Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën.

Gjatë konfliktit, 23-vjeçari e ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen. Në dëshmi para oficerëve të policisë gjyqësore, Azgan Mernica ka treguar rrethanat e konfliktit me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH