Aktualitet

I pranishëm në seancë prej orës 08:45! Zbardhet urdhri i GJKKO, ja si duhet vepruar për ish-ministrin Beqaj dhe 8 të akuzuarit e tjerë

Shkruar nga Liberale

I pranishëm në seancë prej orës 08:45! Zbardhet urdhri i

Zbardhet urdhri i GJKKO ndaj SPAK për ish-ministrin Beqaj, dhe 8 të pandehurit e tjerë

GJKKO urdhëron prokurorinë që tu vejë në dispozicion të pandehurve të dosjes së koncesionit të sterilizimit fashikujt në mënyre elektronike pa pagesë.

Vendimi mësohet se është marrë për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 mln lekësh. Ilir Beqaj u “ngujua” dy ditë brenda institucionit të SPAK për të lexuar 602 fashikujt e dosjes së tij. “Gjykata rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, u shpreh ish-ministri, nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

I pranishëm në seancë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40.

Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg”. Konkretisht ish zëvendës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjerë janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH