Aktualitet

Eksplozivi në hotelin e Ervin Matës/ SPAK zbardh ngjarjen: Ramazan Rraja siguroi makinën, kush janë "KOKAT" që e organizuan

Shkruar nga Liberale

Eksplozivi në hotelin e Ervin Matës/ SPAK zbardh ngjarjen: Ramazan

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 30 Majit 2020, ku rreth orës 22:35 ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse në hotelin “Victoria’ në Tiranë.

Hoteli është në pronësi të Luan Matës, babai të akuzuarit si bosi i kokainës Ervin Mata, i shpallur në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë dhe planifikonte vrasje, ku u arrestua dhe ish zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Sipas SPAK, Ramazan Raja akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

“Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:

“Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë)”, informon SPAK.

Gjithashtu shpjegon se: “Ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.”

Asokohe nga shpërthimi, fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Theksojmë se ish-anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçaj, është arrestuar në Shkurt 2024 nga policia në Dubai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH